Email: qendra.cid@gmail.com ; info.cid@balkansdevelopment.org

Rreth Nesh

PËRSE DUHET TË NA ZGJIDHNI

Aktivitetet tona janë konceptuar për të ndihmuar në krijimin dhe rritjen e ekosistemit të start-up për të zhvilluar inovacionin dhe teknologjinë përmes trajnimeve, me qëllim promovimin e konceptit të start-up.

MISIONI YNË

“Qendra për Informim dhe Zhvillim”, është një organizatë jofitimprurëse, pa anëtarësi, e cila nuk ndjek qëllime politike, tregtare, biznesi dhe fetare por u jep shtysë zhvillimit të kulturës së inovacionit duke prodhuar ide të reja.

ÇFARË BËJMË

Nxisim inovacionin si mënyrë për të kontribuar në rritjen ekonomike, sociale dhe kulturore, punësimin e të rinjve në fushën e inovacionit, zhvillimin inovativ të ndërmarrjeve, infrastrukturës dhe shërbimeve, duke përfshirë ekspertiza të ndryshme në sektor. 

Çfarë ofrojmë

“Qendra për Informim dhe Zhvillim” u jep shtysë zhvillimit të kulturës së inovacionit duke prodhuar ide të reja dhe zhvillim të netwok-ut, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nxisim inovacionin

Mënyrë për të kontribuar në rritjen ekonomike, sociale dhe kulturore. Qendra për informim dhe zhvillim ju fton të përfitoni nga aktivitetet e shumta që organizohen, veçanërisht për të rinjtë, si trajnime, workshop-e, shkëmbime eksperiencash.

Nxisim punësimin e të rinjve

CID ka për qëllim të nxisë punësimin e të rinjve në fushën e inovacionit nëpërmjet projekteve që inkurajojnë dhe mbështesin krijimin e ndërmarrjeve të reja, promovimin e nismave rinore inovative, krijimin e sinergjive të duhura me biznesin dhe institucioneve publike.

CID dhe Biznesi

Qendra bashkëpunon me institucionet në nivel kombëtar, rajonal dhe evropian lidhur me iniciativat e zhvillimit nëpërmjet inovacionit. Zhvillon dhe propozon projekte të reja për rritjen e një kulture të inovacionit për të lehtësuar transferimin e teknologjisë midis kërkimit dhe industrisë.

Mentorët

Lekë ZOGAJ
Management Consultant

Ejona VARANGU
Customer Insight Analyst at Vodafone Albania

Alen SAQE
CEO at Dentem

Klajdi TURLLA
Product and Services Manager, M-PAY

Fatjon SAQE
Co-founder & Marketing Director at Dentem

Ermira QOSJA
Pedagoge at Universiteti Europian i Tiranës